Sërish seancë e jashtëzakonshme për mbështetjen financiare urgjente të Policisë së Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot dy seanca, ndërkaq njëra do të jetë e jashtëzakonshme me vetëm një pikë të rendit të ditës, atë për mbështetjen urgjente financiare ndaj Policisë së Kosovës. Kjo seancë e cila ishte ndërprerë javën e kaluar pritet të mbahet sot në ora 10:00.

Javën e kaluar kjo seancë u ndërpre pasi Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje përmes një konference për media kishte njoftuar se nuk do të merrte pjesë në seancë.

Ndërkaq, pasi kishte filluar seanca pa grupin e LVV-së, pas një replike ndërmjet kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu seanca u ndërpre.

Kuvendi po ashtu sot gjatë ditës do të mbajë një seancë tjetër, me 19 pika të rendit ditës.

Seanca e rregullt është paraparë të nisë në ora 13:00.

Rendi i ditës

Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Votimi i Projektligjit nr.08/L-221 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFW, Frankfurt Am Main (KFW) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit,

Votimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”,

Votimi i Projektligjit nr.08/L-223 për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë,

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,

Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,

Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,

Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-253 për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm,

Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-254 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm,

Shqyrtimi i parë i Projekt Kodit nr.08/L-247 Doganor dhe i Akcizave,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-243 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L–037 për metrologji,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-244 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-043 për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-255 për shërbime sociale dhe familjare,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-256 për falimentimin,

Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për shkarkimin e z. Agron Beka nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës,

Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2022,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave.

Read Previous

Dita e Nënë Terezës

Read Next

Egjipti hap kufirin për ndihmat, Izraeli vijon bombardimet mbi Hamasin