Dita e Nënë Terezës

Plot 20 vjet më parë, më 19 tetor 2003, Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II.

Në maj 2011 është mbajtur ceremonia e shenjtë e lumturimit të Nënë Terezës, në Bazilikën e “Shën Pjetrit”, në Vatikan.

Ajo shihet si simbol i ndihmës dhe respektit për “më të varfrit e të varfërve”, të cilëve ia kushtoi gjithë jetën.

Më 4 shtator 2016, Nënë Tereza u shpall Shën Tereza e Kalkutës, në një ceremoni madhështore fetare në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan.

Ceremonia u drejtua nga Papa Françesku, i cili bëri edhe shpalljen e shenjtërimit para dhjetëra mijëra pelegrinëve që mbushën sheshin qendror të Selisë së Shenjtë.

Anjezë Gonxhe Bojaxhi ose Nënë Tereza, u lind në Shkup më 26 gusht 1910 dhe vdiq në moshën 87-vjeçare, më 5 shtator 1997, në Kalkuta të Indisë. Ajo ishte humaniste e njohur shqiptare dhe fituese e çmimit “Nobel” për Paqen./KP/

Read Previous

Dy shqiptarë me fëmijë të vegjël në Gaza

Read Next

Sërish seancë e jashtëzakonshme për mbështetjen financiare urgjente të Policisë së Kosovës