Ministria e Financave e Banka Botërore me marrëveshje 96 milionëshe
Sergio Ramos ka zhvilluar zyrtarisht ndeshjen e tij të fundit për Monterreyn, me klubin që konfirmoi largimin e tij para skadimit të kontratës më 31 dhjetor 2025.
Ky njoftim vjen vetëm disa ditë pasi u raportua se mbrojtësi 39-vjeçar po kërkon një rikthim sensacional në futbollin evropian.
Monterrey u mposht 3-2 nga Toluca dhe u eliminuan nga Play-Off i ligës meksikane, derisa Ramos shënoi njërin gol nga penalltia.
39-vjeçari e mbyll aventurën meksikane me 34 ndeshje të zhvilluara me Monterrey, derisa ka shënuar edhe tetë gola me këtë skuadër./telegrafi