Sekuestrohen armë zjarri në fshatin Cermjan

Sot, në zbatim të një urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata, është kryer një kontrollë në fshatin Cermjan.

Nën dyshime kanë qenë dy meshkuj, kosovarë, të moshës madhore, në vendbanime të ndryshme.

Gjatë kontrollit në posedim të njërit prej tyre, është gjetur një armë zjarri automatike dhe një pistoletë me tetëmbëdhjetë (18) fishekë, ndërsa në vendbanimin e të dyshuarit tjetër, është gjetur një armë zjarri e gjatë dhe tre copë fishekë. Armët dhe municioni janë sekuestruar.

Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Veprimet hetimore ndaj këtij rasti, do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.

Read Previous

Kosova do të shkojë me tetë boksierë në Evropianin e Beogradit

Read Next

Në prag të festës së Pashkëve Dodë Gjergji fton qytetarët për paqe, harmoni, barazi e tolerancë fetare