Seanca për presidentin shtyhet sërish

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se seanca për presidentin, që u ndërpre për të dytën herë brenda ditës, do të vazhdojë sërish në orën 19:00.

Ajo i bëri sërish thirrje opozitës që të marrë pjesë në vazhdimin e seancës.

“Në këto rrethana, për shkak të mungesës së opozitës dhe në përpjekje që ajo të jetë e pranishme në seancën për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, si për obligimet kushtetuese ashtu edhe për interesin publik, ju njoftoj se kjo seancë vazhdon sot në orën 19:00”, tha Haxhiu. /Radio Evropa e Lirë/

Read Previous

Rinis seanca, Haxhiu i bën thirrje opozitës të marrë pjesë në votim

Read Next

663 gjoba vetëm brenda tri ditësh shqiptohen nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë