Aksidentohet një kamion me një veturë në Gjakovë, lëndohet një person
Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka thënë se NATO do të vazhdojë ta mbështesë me ndihmë ushtarake Ukrainën që të mbrohet nga Rusia, dhe atë për aq të jetë e nevojshme.
“Rusia me luftën e saj brutale dhe agresionin ka shkelur sovranitetin dhe integritetin e Ukrainës. Është e drejtë që shtetet janë bashkuar këtu, por shumë tjera po japin kontributin e tyre që Ukraina të mund ta mbrojë veten, qoftë në aspektin financiar, humanitar apo duke i ofruar armë Ukrainës”, tha Scholz me të mbërritur në Madrid ku po mbahet Samiti i NATO-s.
Në anën tjetër, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, tha një ditë më parë se Berlini do t’i ofrojë 15 mijë ushtarë, 65 aeroplanë e 20 anije, si pjesë e planit që të rritet gatishmëria ushtarake e NATO-s.
E Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, theksoi të hënën se Aleanca Veri-Atlantike do të rrisë numrin e trupave që do të jenë në gatishmëri të lartë – duke shkuar në 300 mijë deri në vitin 2023.
Ndërkaq presidenti amerikan Joe Biden ka ripësëritur se Shtetet e Bashkuara do të rrisin prezencën ushtarake në Evropë, duke shpërndarë arsenalin në vendet anëtare të NATO-s.
/Telegrafi/