Schalke 04 i bashkohet garës për transferimin e Rexhbeçajt

Nach Spielende Schlussjubel, freude bei Elvis Rexhbecaj VFL Bochum, 20, TSG 1899 Hoffenheim vs VfL Bochum, Fussball, Herren, 1.Bundesliga, 28. Spieltag, Saison 21/22, GER, 02.04.2022, DFL REGULATIONS PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS AS IMAGE SEQUENCES AND/OR QUASI-VIDEO, TSG 1899 Hoffenheim vs VfL Bochum, Fussball, Herren, 1.Bundesliga, 28. Spieltag, Saison 21/22, GER, 02.04.2022 Sinsheim *** After end of game final cheer, joy at Elvis Rexhbecaj VFL Bochum, 20 , TSG 1899 Hoffenheim vs VfL Bochum, Football, Men, 1 Bundesliga, 28 Matchday, Season 21 22, GER, 02 04 2022, DFL REGULATES PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS AS IMAGE SEQUENCES AND OR QUASI VIDEO, TSG 1899 Hoffenheim vs VfL Bochum, Football, Men, 1 Bundesliga, 28 Matchday, Season 21 22, GER, 02 04 2022 Sinsheim Copyright: xWolfgangxFrank/Eibner-Pressefotox EP_EER

Elvis Rexhbeçaj është rikthyer te Wolfsburgu pas huazimit një vjeçar tek skuadra tjetër gjermane VFL Bochum.

Në fakt për mesfushorin nga Kosova është huazimi i dytë radhazi, pasi para se të luante te Bochum ishte i huazuar te Kolni.

24-vjeçari ka zhvilluar 32 takime këtë edicion në Bundesliga dhe katër të tjera në Kupën e Gjermanisë ku bëri dy asistime dhe nuk arriti të shënoj asnjë gol.

Por e ardhmja e tij nuk pritet të jetë te Wolfsburgu klub me të cilin kosovari ka kontratë deri në verën e vitit 2023.

Schalke 04 është skuadra e radhës që është futur në garë për t’i siguruar shërbimet e Rexhbeçajt.

Sky Sports në Gjermani ka raportuar se Schalke është e interesuar për transferimin e mesfushorit, por problemi qëndron tek çmimi i lartë i tij prej katër milionë eurove.

Gjithsesi në garë për Rexhbeçajn mbeten edhe dy skuadrat tjera gjermane VFL Bochum dhe Werder Bremen. 

/Telegrafi/

Read Previous

​Osmani për dialogun në Bruksel: Mund të ketë takim në mes Kurtit dhe Vuçiqit

Read Next

Vaksinat anti-covid kanë shpëtuar 20 milionë jetë