Sanohet defekti, rikthehet furnizimi me ujë të pijes

Pas një pune të gjatë nga ekipet e kompanisë rajonale të ujësjellësit “Gjakova” është rikthyer furnizimi me ujë të pijës për konsumatorët e komunës së Gjakovës, Rahovecit dhe një pjesë të komunës së Prizrenit.

Në një kohë rekord dhe impenjim për orë të tëra nga ekipa e KRU “Gjakova” përkundër të gjitha problemeve nga faktorë të jashtëm dhe terrenit të vështirë, është arritur të eleminohet defekti në gypin kryesor fi 800 në Gjakovë.

Përmes telefonit për televizionin Syri zëdhënësja e kompanisë Dafina Syla Dina ka thënë se punët janë kryer në kohe rekorde për fakti se natyra e punës ishte më e vështirë për shkak se thellësia e këtij gypi ishte 12 metra nën tokë.

Por përkundër kësaj ekipet janë angazhuar me të gjitha kapacitetet që të rregullojnë këtë problem. Ritheksojmë se nga defekti I gypit fi 800 kishte ndërprerje të furnizimit me ujë gjatë tërë ditës pothuajse në të gjithë zonën e mbulueshmërisë.Nga ekspertët të fushës rekomandohet që uji të lihet të rrjedhë për pak kohë, para konsumimit. Ndërsa KRU “Gjakova” falenderon konsumatorët për durimin dhe mirëkuptimin e treguar.

Read Previous

Rifunksionalizohet pajisja e laparaskopit në spitalin e Gjakovës “Isa Grezda”

Read Next

Parashikimi i motit