Sancho u bë ‘aksidentalisht’ kapiten i Dortmundit në ndeshjen ndaj Augsburgut

Jadon Sancho u shndërrua ‘aksidentalisht’ në kapiten të Borussia Dortmundit dhe dhuroi futboll të shkëlqyer.

Sensacioni anglez, i cili kishte shënuar në fitoren prej 3-1 ndaj Augsburgut, mori shiritin e kapitenit në minutën e 84 kur Marco Reus u zëvendësua.

Meqenëse ai ndodhej pranë kapitenit, gjermani e hoqi shiritin dhe ia dorëzoi bashkëlojtarit të tij.

Sancho pritej që t’ia dorëzonte atë zëvendëskapitenit, Mats Hummels, por në vend se ta bënte këtë, e vendosi në krahun e tij.

Sipas Bild, kjo e frymëzoi anësorin që të tregonte potencialin që ka në minutat e fundit të takimit./Ekonomiaonline

Read Previous

​Rasti Navalny, mijëra persona bashkohen në protesta në të gjithë Rusinë

Read Next

Sot mbahet seanca ndaj Salih Mustafës në Gjykatën Speciale