Sanchez për njohjen e Kosovës: Është shkelur e drejta ndërkombëtare

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, gjatë përgjigjes së pyetjes për njohjen e Kosovës, ai u shpreh se është shkelur e drejta ndërkombëtare.

“Mendojmë që është shkelur e drejta ndërkombëtare prandaj nuk mund të jemi në favor të këtij pranimi, dhe këtë e themi me gjithë respektin për popullin shqiptar”.

Megjithatë ai theksoi se nxit dialogun mes dy vendeve dhe është pro afrimit të Kosovës me BE-në.

“Është një opinion që nuk e ndajmë me qeverinë shqiptare. Por kjo nuk do të thotë që ne nuk e nxisim dialogun me Prishtinën për t’u afruar me BE-në. Ky është pozicioni i qeverisë së Spanjës. Edhe miqtë e mirë mund të kenë kontradikta”. /Albanianpost.com

Read Previous

Comœdia në vitin 1925: Shkrimtari shqiptar Stavri dhe zonja e tij Alice Brenot do të sjellin së shpejti librin ‘Përralla nga orienti’

Read Next

159 ditë luftë ruse në Ukrainë