Samiti i Tiranës, BE: Së bashku do të forcojmë partneritetin tonë strategjik

Ditën e nesërme, për herë të parë në Shqipëri do të mbahet samiti i Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

BE në faqen zyrtare në Twitter shkruan se së bashku me liderët perëndimorë do të forcojnë partneritetin strategjikë dhe bashkëpunimin për energjinë dhe sigurinë.

“Nesër, liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tiranë për Samitin. Së bashku, ne do të forcojmë partneritetin tonë strategjik, do të forcojmë bashkëpunimin për energjinë dhe sigurinë, do të trajtojmë ndikimin e luftës së Rusisë në Ukrainë dhe do të mbështesim vlerat tona të përbashkëta”, shkruajnë në njoftim. /Telegrafi/

Read Previous

Osmani e falënderon McKee për ndihmë në forcimin e institucioneve, kërkon mbështetje për eliminimin e dhunës në baza gjinore

Read Next

Ambasadorja e USAID-it: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, mënyra e mirë për të ecur drejt integrimeve evropiane