Sa shqiptarë u dëbuan nga BE-ja në tremujorin e parë të vitit 2026?

Zyra e Bashkimit Evropian për Statistika – Eurostat ka publikuar të dhënat më të reja mbi numrin e shtetasve të huaj që janë urdhëruar të lëshojnë territorin e BE-së.

Në tremujorin e parë të vitit 2026, gjatë muajve janar, shkurt dhe mars, numri i shtetasve nga Kosova që kanë marrë urdhër për largim nga territori BE-së është 870.

Ky numër tregon një rënie të lehtë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ishin regjistruar 1060 raste, dhe pothuajase baraz me fillimin e vitit 2024.

Numrin më të madh të qytetarëve të urdhëruar për të lëshuar BE-në e mban Shqipëria me plot 2905 raste, pasuar nga Serbia me 1190 dhe Bosnja-Hercegovina me 620.

Maqedonia e Veriut ka regjistuar 495 raste, ndërsa numrin më të ulët në rajon e mban Mali i Zi, i cili për shkak edhe të numrit më të vogël të popullsisë mbyll tremujorin e parë të vitit 2026 me vetëm 100 qytetarë të urdhëruar për të lëshuar territorin e BE-së.

Ndryshe, pesë vendet e para që prijnë në listën e Eurostat për sa i përket numrit janë: Alegjeria (11.105), Maroku (6435), Siria (5.335), Turqia (4380) dhe Tunizia (4206). /Albanianpost.com

Read Previous

Gjigantët gjermanë të veturave nisin shkurtime historike të vendeve të punës

Read Next

Gjakova së shpejti me obeliskun kushtuar presidentit Woodrow Wilson