Rusia pushton Ukrainën: Çfarë po ndodh aktualisht

Forcat ruse kanë sulmuar disa zona të ndryshme përreth Ukrainës. Pushtimi nisi nga Donbasi dhe deri më tani raportohet për 7 të vrarë dhe 9 të tjerë të plagosur.

Presidenti Vladimir Putin paralajmëron vendet e tjera se çdo përpjekje për të ndërhyrë do të çonte në pasoja të rënda që s’janë parë ndonjëherë deri më tani.

Sipas zyrtarëve ukrainas, vala fillestare e sulmeve përfshinte raketa, artelieri dhe sulme ajrore që goditën infrastrukturën ushtarake dhe pozicionet kufitare, duke përfshirë edhe bazat ajrore. Tre orë pas sulmit që nisi në orët e para të mëngjesit, Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se kishte “neutralizuar” bazat ajrore dhe mbrojtjen ajrore të Ukrainës.

Rusia pushton Ukrainën: Çfarë po ndodh aktualisht

Çfarë po ndodh me qytetarët?

Pas shpalljes së gjendjes së luftës nga ana e presidentit ukrainas, Zelenskyi, qytetarët kanë nisur të largohen nga Kievi për t’i shpëtuar sulmeve ruse, ndonëse kreu i Ukrainës i bëri thirrje të qëndrojnë të qetë. Deri tani ka shpërthime në të paktën 7 qytete të ndryshme të Ukrainës./Anabelmagaizne/

Read Previous

CNN zbulon bisedat dhe telefonatat e Bidenit: Si u mor vesh sulmi i Putinit ndaj Ukrainës brenda Shtëpisë së Bardhë

Read Next

Ku po sulmon Rusia?