Rusia ka kërkuar nga Irani më shumë dronë dhe raketa balistike

Rusia prej javësh po sulmon Ukrainën me dronët kamikazë iranian të tipit Shahed-136, që rusët i quajnë Geran-2, pretendojnë nga Kievi dhe aleatët e saj.

Moska nga Irani siguroi 2.400 sosh, pretendon Ukraina, duke theksuar se po godasin rrjetin energjetik por edhe ndërtesa kolektive në qytetet ukrainase.

E Irani mohon kategorikisht pretendimet se i ka dhënë dronë Rusisë, kurse zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov thotë se “nuk ka informacione” për raketat apo dronët e tyre.

“Përdorim pajisjet dhe armët ruse”, shtoi Peskov i cili njihet si një mbështetës i fuqishëm i presidentit rus Vladimir Putin.

Ukraina dhe qeveritë perëndimore si dhe analistët ushtarakë, besojnë se Geran-2 janë dronë të riemëruar nga Shahed-136, që mund të identifikohen nga krahët, por edhe nga një kontroll teknik i fragmente të dronëve që kanë shpërthyer.

Një zyrtar iranian në kushte anonimiteti ka thënë për Reuters, se Rusia ka kërkuar më shumë dronë iranian, por edhe raketa balistike “me precizitet më të lartë”.

Kjo kërkesë i është bërë zyrtarëve të Teheranit gjatë vizitës së tyre në Moskë, e ky burim tha se Irani i ka premtuar se do t’i dërgojë Rusisë dronë tjerë.

/Telegrafi/

Read Previous

​Kosova i zhvillon dy ndeshje miqësore në “Fadil Vokrri”

Read Next

Moti në Gjakovë