Rruga “Nënë Tereza” ka mungesë të sinjalizimit vertikal

Në rrugën “Nënë Tereza” ka disa javë që ka përfunduar asfaltimi, por që në sy bie mungesa e sinjalizimit vertikal. Ne kërkuam sqarim nga drejtori për shërbime publike, se pse këtu nuk po vendosen shenjat e komunikacionit që mungojnë.

Gjithashtu në këtë rrugë është paraparë të bëhet kalimi i veturave në të dy anët por kjo ende nuk është lejuar.

Krahas rrugës “Nënë Tereza” edhe  në rrugën “Bujar Roka” janë duke vazhduar punimet dhe se kjo rrugë brenda dy muajve do të jetë e kalueshme për vetura.

Mbetet të shihet nëse procedurat me kontraktorin do të ecin sipas planifikimeve dhe rruga “Nënë Tereza” së shpejti të ketë sinjalizim vertikal me standarde duke parandaluar mundësinë e ndonjë rreziku eventual nga ana e qytetarëve në mungesë të shenjave të komunikacionit.

Read Previous

​Nuk ka kuorum edhe për votimin e një marrëveshje tjetër ndërkombëtare

Read Next

Përmbytje shkaku i shiut edhe në Rumani, të paktën dy të vdekur