Rruga 75 km e gjatë ndërtohet për 5 ditë

Projektimi dhe ndërtimi i çdo rruge është e vështirë, pasi duhen paraprirë studime dhe duhen vlerësuar një mori faktorësh, si siguria rrugore. Gjithashtu, është një proces që kërkon shumë kohë, pasi kërkon mobilizimin e forcave dhe hapa të kujdesshëm për të siguruar një rrjedhë të qetë të trafikut.

Mirëpo, ka edhe disa raste kur ndërtimi i një rruge rezulton të jetë shumë i thjeshtë. Një gjë e tillë ka ndodhur në Indi, e cila arriti të përfshijë emrin e saj në Librin e Rekordeve Guinness, duke ndërtuar një rrugë të gjatë në vetëm pak ditë. Më konkretisht, një rrugë 75 km është ndërtuar për 5 ditë.

Në fillim të verës, Shoqata Kombëtare e Autostradave të Indisë ndërtoi rrugën 75 km të gjatë në vetëm 105 orë e 33 minuta. Është një autostradë që lidh qytetet Ambravati dhe Akola në shtetin federal të Maharashtra. Puna nisi më datë 03 qershor në orën 07:27 dhe përfundoi më 7 qershor në orën 17:00./ Alsat.mk

Read Previous

​Çeku: Ligji antidoping mundëson drejtësi dhe shanse të barabarta për garuesit në sport

Read Next

“Dasmë apo ring boksi”, përplasje fizike mes familjarëve të nuses e dhëndrit (VIDEO)