Rrjedhjet në Nord Stream, imazhet satelitore zbulojnë shkallën e katastrofës

Sasi të mëdha metani janë lëshuar nga shpërthimet e fundit në tubacionet Nord Stream në Detin Baltik, sipas imazheve satelitore.

Megjithëse nuk të dhënat nuk janë të sakta për rrjedhjet në tubacionet Nord Stream, studiuesit  janë të bindur se ka rrjedhur më shumë metan sesa një incident i ngjashëm që ndodhi vitin e kaluar në Gjirin e Meksikës.

Në atë kohë, një fabrikë nafte dhe gazi kishte lëshuar 40,000 ton metan në vetëm 17 ditë, një sasi e barabartë me 3% të emetimeve vjetore të Meksikës në një vit.

Observatori i OKB-së për emetimet globale të metanit, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Valencias, thanë se rrjedhja këtë herë është edhe më e madhe.

Metani, nga i cili përbëhet kryesisht gazi natyror, është një gaz serrë, 80 herë më potencialisht “i rrezikshëm” për ngrohjen globale sesa dioksidi i karbonit.

Në të njëjtën kohë, studiuesit vazhduan me analizimin e imazheve satelitore dhe zbuluan se më 29 shtator rrezja e rrethit karakteristik të formuar nga gazi i lëshuar është zvogëluar në 500 metra, në krahasim me 700 metra më 26 shtator.

Deri më tani, katër rrjedhje janë zbuluar në dy tubacionet Nord Stream që transportojnë gaz natyror nga Rusia në Europë.

/abcnews.al

Read Previous

Murati deri tash kemi subvencionuar rrymën me 60 milionë euro

Read Next

Zbulohen monedhat e reja me portretin e monarkut Charles