Respektimi i masave anti Covid-19

Inspektorët sanitarë dhe inspektorët e tjerë në komunën e Gjakovës tash e një vit janë duke mbikëqyrë zbatimin e masave anti-Covid 19, gjatë orarit të rregullt, pas orarit, vikendeve dhe festave..

Qeveria e Kosovës me vendimin e fundit ka ndarë nga pakoja emergjente mjete, për policinë, inspektorët e AUK-ut, zjarrfikësit, mësimdhënësit, etj., por jo edhe për inspektorët sanitarë në komunën e Gjakovës. Fazli Hoxha, drejtor i këtij dikasteri tha se po bëhet padrejtësi përderisa shumë sektorë të tjerë janë kompensuar nga buxheti i Kosovës. Ndërsa inspektorët sanitarë të komunës së Gjakovës, të cilët çdo ditë ballafaqohen drejtpërdrejt me mundësinë e infektimit me Covid-19 janë anashkaluar.

Hoxha i falenderoi qytetarët dhe gastronomët që po e respektojnë vendimin e qeverisë duke ju bërë thirrje që të vazhdojnë t’i përfillin këto masa.

Inspektoriati sanitar në komunën e Gjakovësi ka shqiptuar vetëm një gjobë për një biznes që nuk ka respektuar masat kundër pandemisë.

Read Previous

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka vizituar Qendrën e Mbajtjes në Vranidoll

Read Next

MASH me njoftim të rëndësishëm. A do të vaksinohen mësimdhënësit e Kosovës në Shqipëri?