Rrahu bashkëshorten për shkak të një mosmarrëveshje, arrestohet i dyshuari, i konfiskohet arma pa leje

Një person është arrestuar të premten në Prizren pasi dyshohet për veprën penale “Dhunë në familje”.

Policia njofton se i njëjti në fshatin Greikoc dyshohet se pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

“Sektori i hetimeve të Stacionit Policor në Suharekë gjatë hetimit të rastit të dhunës në familje ka gjetur prova se i dyshuari Xh.L. i vitit të lindjes 1963 posedon armë pa leje”, thuhet në komunikatën për media.

Me leje të prokurorit të shtetit, sektori i hetimeve ka realizuar një kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar:

-Një pistoletë e llojit EKOL specila e kalibrit 9mm,

-Një karikator i armës dhe

-Dymbëdhjetë copë fishekë të kalibrit 7.65 mm.

Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’. /Telegrafi/

Rrahu bashkëshorten për shkak të një mosmarrëveshje, arrestohet i dyshuari në Prizren – i konfiskohet arma pa leje

Read Previous

​Fetoshi: Shqiptarët e Luginës të mobilizohen që të dalin masivisht në zgjedhje

Read Next

Kurti: Të hyrat tona buxhetore gjatë periudhës janar-nëntor 2023 ishin prej 2.6 milionë euro