Rrahmani: I lumtur për rikthimin te Kosova, gati që ta jap 100 përqindëshin për kombëtaren

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, është shprehu i lumtur me ftesën e trajnerit Franko Foda.

Rrahmani tha se ndihet i lumtur për rikthimin në kombëtare pas lëndimit të rëndë që e ka pasur, e që tha se është kthyer në formën e tij më të mirë dhe është i gatshëm që ta jap 100 për qindëshin për kombëtaren e Kosovës.

“Janë ndeshje shumë të rëndësishme, edhe pse miqësore do të na shërbejnë që ta njohim më shumë trajnerin, taktikat e tij dhe gjithë bashkëlojtarët njëri-tjetrin me taktika të reja dhe shpresojë që të dalim me rezultat pozitiv sepse do të jetë shtysë e madhe për ne që në shtator të jemi sa më të gatshëm”, tha Rrahmani, njofton Klankosova.tv.

Sot kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur stërvitjen e fundit përpara nisjes për në Armeni, ku do të zhvillojë miqësoren e parë për këtë vit./klankosova/

Read Previous

Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë deklaratën e partneritetit për klimën dhe energjinë

Read Next

Njerëzit thithin ajër të pastër vetëm në shtatë vende në botë