Romelu Lukaku nuk do të largohet nga Interi

Romelu Lukaku nuk do të largohet nga Interi. Sulmuesi belg pas formës fantastike këtë edicion ka tërhequr interesimin e shumë skuadrave të njohura evropiane.

Real Madridi, Manchester City dhe Chelsea janë ekipet që kanë shprehur interesim për sulmuesin belg.

Por, vetë lojtari ka bërë të ditur se është i lumtur tek Interi.

“Ishte një vit i mrekullueshëm për ne, jam vërtet krenar që jam pjesë e ekipit të Interit. Shpresoj të vazhdoj me këtë formë edhe në edicionin e ri”, deklaroi Lukaku.

27-vjeçari këtë sezon ka shënuar 27 gola dhe ka bërë nëntë asistime në të gjitha garat.

Ai ka kontratë me Interin deri në vitin 2024./Koha.net/

Read Previous

Cilat janë kriteret për t’u pajisur me një patentë shoferi?

Read Next

A janë shoferë më të zotë femrat apo meshkujt?