‘Roboti qen’ në mesin e pajisjeve të reja për policinë e qytetit të Nju Jorkut

Një “qen robot” po i shtohet policisë së Nju Jorkut për luftën kundër krimit, së bashku me pajisje të tjera të teknologjisë së lartë.

Kjo është bërë e ditur nga kryebashkiaku Eric Adams teksa zbuloi pajisjet së bashku me shefat e policisë në Times Square.

Ai tha se ishte duke ecur përpara, pavarësisht se kritikët e nënvlerësuan atë kur qyteti e testoi për herë të parë një të tillë dy vjet më parë.

“…Unë nuk funksionoj kështu. Unë operoj duke parë se çfarë është më e mira për qytetin”.

Qeni robot me telekomandë dhe që peshon 32 kg do të përdoret në situata të rrezikshme, të tilla si në rastet e pengmarrjeve.

“Nëse keni një të dyshuar të barrikaduar, nëse keni dikë që është brenda një ndërtese që është i armatosur, në vend që të dërgoni policinë atje, ju dërgoni ‘Digidog’ atje”, tha kryebashkiaku.

Roboti thuhet se ;shtë përdorur tashmë në disa kampuse universitare dhe qendra tregtare për të parandaluar krimin. /Telegrafi/

Read Previous

Fjalimi i rrallë i Gjergj Kastriotit-Skënderbeu

Read Next

Fulham hedh në treg biletën më të shtrenjtë të futbollit në botë