Risia në Paris 2024, çfarë do përfitojnë fituesit e medaljeve të arta

Atletika bëhet sporti i parë që ofron çmime monetare për kampionët olimpikë, duke njoftuar në një vendim historik se 48 medalistët e artë në Paris 2024 do të fitojnë 50,000 dollarë secili. Në Lojërat Olimpike moderne, që fillesën e kanë në vitin 1896 në Athinë, atletët nuk kanë marrë shpërblime financiare nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Ky institucion i shpërndan të ardhurat nga Olimpiada te federatat. Një total prej 540 milionë dollarësh u ndanë për 28 sportet në Lojërat e Olimpike të Tokios, ndërsa federata ndërkombëtare amatore e Atletikës përfitoi më shumë me 40 milionë dollarë.

Megjithëse koncepti i një gare thjesht amatore është zhdukur prej kohësh me atletët e suksesshëm që shpesh marrin pagesa nga qeveritë dhe sponsorët, vendimi i kësaj federata thyen traditën olimpike 128-vjeçare. Presidenti i institucionit, Sebastian Coe shpjegoi arsyet e vendimit.

“Shpërblimi për fituesit e medaljeve të arta në Lojërat Olimpike nuk është për të lënë në hije eventin. Ne e dimë se një atlet olimpik, merr para nga një sërë burimesh. Ky është një kontribut modest. Dhe thjesht dua që atletët të kuptojnë se ne nuk jemi të mbyllur hermetikisht këtu”.

Pavarësisht mungesës së vazhdueshme të shpërblimeve financiare, atletët në shumë sporte përfituan të ardhura nga sponsorët për triumfet e tyre.  Atletika është sporti me më shumë pjesëmarrës në Olimpiadë, por shumica dërrmuese e atletëve, duke përfshirë shumë medalistë olimpike, përballen me një luftë të vazhdueshme për financim. /tvklan.al

Read Previous

Agim Ramadani kujtohet nga bashkëshortja, i dedikon vargje

Read Next

Elezi: Vendosja e kamerave vëzhguese në hapësirat brenda vendvotimit bëhet me qëllim të garantimit të sigurisë