Rikthehet sot Liga e Kampionëve

Rikthehet sot Liga e Kampionëve, kompeticioni Evropian më i rëndësishëm për klube.

Jo pak, por tetë ndeshje mjaft interesante do të zhvillohen sonte në kuadër të raundit  të parë të fazës së grupeve.

Dy prej të cilave do të nisin në 18:45. Sevilla – Salzburg dhe Manchester United i Cristiano Ronaldos me shokë do të përballet në transfertë me Young Boys.

Në orën 21:00, do të nisin 6 ndeshjet e radhës, ku padyshim që kryesorja është ajo mes Barcelonës dhe Bayern Munich. Ndeshja e fundit mes këtyre dy skuadra në këtë kompeticion ka qenë aq sa e ëmbël për gjermanët, po aq e hidhur për spanjollët.

“Blutë e Londrës” do të presin në Stamford Bridge, skuadrën e Zenit, ndërsa Juventusi ka udhëtuar në Malmo për fitoren e parë të sezonit.

Ndeshjet e tjera janë: Danimo Kyiv  – Benfica, Lille – Wolsburg dhe Villarreal – Atalanta. /abcnews.al/

Read Previous

17 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Read Next

Sot mbahet konferenca për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së