Rezultatet aktuale, ja nga sa ulëse i marrin partitë në Kuvend

Lista e përbashkët VV-Vjosa pas numërimit të të gjitha votave, me përjashtim të atyre me postë dhe me kusht, ka dalur bindshëm fituese me 47.85 % të votave apo 378 mijë e 550.

Sipas formulës “Sainte-Lague” me të cilën Kuvendi i Kosovës ndan ulëset, 56 vende i takojnë Listës VV-Vjosa.

20 ulëse sipas rezultateve aktuale i shkojnë PDK-së, 15 LDK-së, e 9 AAK-së.

Në përllogaritjen aktuale, përqindja e përbashkët e partive që s’kanë kaluar pragun është mbi 11 për qind. Kjo nënkupton që 11 ulëse do të ndahen për katër partitë që kanë kaluar pragun: VV-në, PDK-në, LDK-në e AAK-në.

Read Previous

Çfarë thonë Jung, Aurelius dhe Dostojevski për opinionin e të tjerëve rreth nesh?

Read Next

Rikthehet gara më e fortë në botë, Champions League