Reshjet shkatërruan 22 ura, kryebashkiaku i Tropojës: Duhet ndërhyrje emergjente

Tropoja ishte zona që u godit më shumë nga reshjet e një ditë më parë.

Rexhë Biberaj, kreu i Bashkisë Tropojë për Euronews Albania tha se një ditë pas përmbytjeve janë në terren ku kanë konstatuar se dëmet e shkaktuara janë shumë të mëdha.

Biberaj tregoi se ka shumë përmbytje në ura, në bujqësi, blegtori e bletari por një raport përfundimtar me dëmet e shkaktuara do ta kenë të hënën. Ai ka bërë thirrje për ndërhyrje emergjente veçanërisht në sistemin e urave që siç tha kanë marrë goditjen më të madhe.

“22 ura janë të dëmtuara totalisht dhe janë të pakalueshme. Mbi 16 fshatra janë të izoluara dhe po punojmë që brenda 24 orëve të nisë lëvizja e njerëzve”, tha kreu i Tropojës.

/KlanKosova/

Read Previous

BE-ja i vendos sanksione financiare Hungarisë, pritet të bllokohen 7.5 miliardë euro fonde

Read Next

Ministri Faton Peci viziton disa fermerë në Gjakovë, thotë se dëmet nga vërshimet do të kompenzohen