Reporteri kapi momentin kur i fluturoi raketa “mbi kokë” derisa raportonte në Ukrainë (VIDEO)

Një korrespodent australian u gjend në një situatë dramatike derisa po raportonte në Ukrainë pas sulmeve ruse që filluan në orët e para të së enjtes.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, fotoreporteri Bryce Wilson po raportonte nga qyteti Kramatorsk i Ukrainës, kur u ndesh me raketën që po i fluturonte ‘sipër kokës’.

Linjat ajrore kanë anuluar fluturimet drejt Ukrainës për të mbrojtur sigurinë e pasagjerëve pasi armët kanë filluar të mbushin qiellin në të gjithë rajonin, derisa avionët u ndaluan gjithashtu në disa pjesë të Rusisë.

Derisa Wilson filloi të filmonte përmbledhjen e tij mbi situatën, ai u përfshi në kaos pasi armët filluan të vërshojnë mbi të

‘Oh, kjo është një raketë! Kjo është një raketë!’, bërtet ai. 

/Telegrafi/

Read Previous

Mësohet data, ja kur do të luhet “El Clasico”

Read Next

Joe Biden: Bota do të kërkojë llogari nga Rusia