Humbjet ndaj Shqipërisë dhe Sllovakisë alarmojnë basketbollin kosovar, kërkohen ndryshime
Real Madrid po shpreson që të ketë sërish në dispozicion një nga mbrojtësit kyç të skuadrës për përballjen e radhës ndaj Manchester City në UEFA Champions League.
Bëhet fjalë për Alvaro Carreras, i cili mungoi në ndeshjen e fundit të madrilenëve kundër Celta Vigo, ku skuadra e drejtuar nga Alvaro Arbeloa fitoi me rezultatin 2-1.
Mbrojtësi i majtë nuk ishte në dispozicion për këtë takim për shkak të një pezullimi, ndërsa edhe në rast se do të kishte të drejtë loje, ai prapë do ta kishte humbur ndeshjen pasi së fundmi ishte duke u përballur edhe me një lëndim.
Megjithatë, lajmet e fundit që vijnë nga mediat pranë klubit madrilen janë inkurajuese për “Los Blancos”.
Sipas gazetarit dhe njohësit të zhvillimeve te Real Madridi, Alvaro Esteban, Carreras tashmë ka nisur të punojë në fushë dhe po ndjek edhe trajtimet e nevojshme të fizioterapisë.
“Carreras ka kryer punë në fushë dhe fizioterapi. Ai po përparon në mënyrë të kënaqshme. Nesër do të mund t’i bashkohet grupit dhe të jetë pjesë e skuadrës”, thuhet në njoftimin e klubi.
Nëse rikuperimi i tij vazhdon me këtë ritëm, Carreras pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e madhe ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, e cila zhvillohet të mërkurën.