Real Madrid futet në garë për transferimin e Harry Kane

Sipas “Daily Mail”, Real Madrid është bërë klubi i fundit që ka shprehur interesim për sulmuesin anglez të Tottenham, Harry Kane. Përpara merkatos së verës. “Los Blancos” kanë diskutuar tashmë mundësinë e nënshkrimit të kapitenit të “Tre Luanëve” këtë vit dhe besojnë se Spurs do të preferonin ta shisnin atë te një klub jashtë Anglisë.

Nëse Kane nuk firmos kontratën e re në veri të Londrës, Madridi ka të ngjarë të përpiqet ta transferojë atë me një parakontratë në janar, me synimin që ai të arrijë në kryeqytetin spanjoll si agjent i lirë verën e ardshme.

Kontrata e bomberit anglez skadon në qershor të vitit 2024 me Tottneham./h.ll/abcnews.al

Read Previous

Liqeni i Marinës në Belsh, një perlë turistike

Read Next

Gjigantët teknologjik priten të ankohen për ligjin e ri të teknologjisë të Bashkimit Evropian