Reagon Shaip Kamberi: Çfarë asimetrie të drejtash mes Luginës së Preshevës me serbët në Kosovë?

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pasi Serbia ua ka refuzuar vizitën në Luginës e Preshevës katër ministrave të Kosovës.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se shqiptarët e Luginës  nuk mund të realizojnë lirshëm të drejtën e tyre që në festën më të madhe kombëtare të përdorin simbole kombëtare.

“Serbia nuk ka lejuar vizitën e sotme të katër ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Luginë të Preshevës. Çfarë asimetrie të drejtash mes Luginës së Preshevës me serbët në Kosovë?  Serbia mbetet i vetmi vend në rajon që me ligj kufizon lirinë e përdorimit zyrtarë të simboleve kombëtare”.

“Si pasojë e kësaj, Lugina e Preshevës, sot, në festën më të madhe kombëtare, mbetet rajoni vetëm i banuar me shqiptarë që nuk mundet lirshëm të realizojë të drejtën  dhe lirinë e përdorimit të simbolit kombëtar si pjesë të identitetit kombëtarë”.

“Në këto rrethana ndër më të rëndat nëpër të cilat po kalon, Lugina e Preshevës, ka nevojën si kurdoherë më parë për ndihmën shtetërore të  Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. S’ka moment tjetër për veprim, sot është nevoja, sot është edhe koha: “Right Here, Right NOW””,ka shkruar Kamberi.

Read Previous

Pasdite në Deçan do të ndizen qirinj në nderim të viktimave nga sulmi i mbrëmshëm

Read Next

1 mijë e 286 gjoba trafiku të shqiptuara në 24 orët e fundit