Reagon përsëri avokati i Thaçit, ngre “alarmin” për verdiktin e Speciales

Avokati i ish-presidentit Thaçi, Luka Misetic, ka reaguar përsëri, duke ngritur “alarmin” se trupi gjykues, me verdiktin e tij, ka ardhur në përfundime “të rrezikshme”, duke konstatuar, se për të arritur pavarësinë e Kosovës sipas Gjykatës Ppeciale, UÇK-ja ka përdorur mjete kriminale.

Duke i reaguar analistit për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, Marko Prelecit, i cili tha se e drejta e Kosovës për pavarësi kurrë nuk mund dhe nuk duhet të vihet në bankën e të akuzuarve, pasi, nëse sillemi kështu, do të na bënte të dukemi keq, Misetic tha se ai ka pjesërisht të drejtë.

Megjithatë, sipas tij, gjykata nuk e shpalli të paligjshme të drejtën e Kosovës për pavarësi, pasi nuk kishte juridiksion për ta bërë këtë, por konstatoi se mjetet e përdorura për të arritur pavarësinë e Kosovës ishin, në një masë të konsiderueshme, kriminale.

Sipas avokatit mbrojtës, Mišetić, trupi gjykues i Dhomave të Specializuara, me verdiktin e tij, ka vepruar edhe më keq se prokuroria, duke vendosur se “një pjesë e qëllimit kriminal të anëtarëve të “Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale (NPK)” dhe të tjerëve në udhëheqjen e UÇK-së ishte arritja e pavarësisë së Kosovës përmes krimeve të luftës”.

Trupi gjykues ka vendosur se një pjesë e qëllimit kriminal të anëtarëve të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale (NPK) dhe “të tjerëve në udhëheqjen e UÇK-së” ishte arritja e pavarësisë së Kosovës përmes krimeve të luftës. Madje as Prokuroria nuk kishte shkuar deri në këtë pikë. Pra, Prelec ka pjesërisht të drejtë kur thotë se gjykata nuk e shpalli të paligjshme të drejtën e Kosovës për pavarësi (ajo nuk kishte juridiksion për ta bërë këtë), por ajo konstatoi se mjetet e përdorura për të arritur pavarësinë e Kosovës ishin, në një masë të konsiderueshme, kriminale”, tha Misetic. /Nacionale/

Read Previous

Shtohen zërat e aleatëve për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Read Next

Deda: Ka propagandë për të dekurajuar revoltën e njërëzve ndaj dënimit të ish-krerëve të UÇK-së