Reagon ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mehaj ka thënë se verdikti i sotëm nuk është shpallur në emër të popullit të Kosovës, duke theksuar se, sipas tij, populli tashmë e ka dhënë verdiktin për ata që luftuan për lirinë e vendit.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë gjakftohtësinë, dinjitetin dhe unitetin, duke theksuar se procesi gjyqësor ende nuk ka përfunduar dhe se duhet të pritet vendimi i Apelit.

“Urojmë dhe besojmë se vendimi i Apelit do të jetë lirues”, ka shkruar Mehaj.

Në reagimin e tij, ish-ministri ka kritikuar edhe ata që, sipas tij, kanë “fabrikuar, pa argumente, këto akuza kundër UÇK-së”, ndërsa ka theksuar se Kosova nuk e harron sakrificën e atyre që luftuan për lirinë e saj. /tvsyrivision/

Read Previous

Avokati Prosper që mbron Thaçin: Po të isha deputet i Kosovës do ta tërhiqja përkrahjen për Specialen që nesër

Read Next

Fetoshi: Vendimi në Hagë kërkon maturi dhe unitet