Avokati Prosper që mbron Thaçin: Po të isha deputet i Kosovës do ta tërhiqja përkrahjen për Specialen që nesër

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Pierre Prosper, ka thënë se nëse do të ishte deputet i Kuvendi të Kosovës do ta tërhiqte përkrahjen për Gjykatën Speciale që nga nesër.

I pyetur nëse do të ketë përsëri presione ndërkombëtare për këtë çështje, Prosper ka thënë se Kosova duhet të marrë vendim të pavarur.

“Kosova duhet të marrë një vendim të pavarur. Duhet të marrë një vendim që është në interesin  më të mirë të vendit. Ndonjëherë duhet të ngrihesh”, ka thënë ai.

Read Previous

“JO NË EMËR TIM” – Hoti publikon foto nga varreza masive pas aktgjykimit për krerët e UÇK-së

Read Next

Reagon ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së