Bayerni i beson talentit kosovar, Erblin Osmani në listë për përballjen me Atleticon
Emisari evropian për dialog, Miroslav Lajçak, do të organizojë një takim të kryenegociatorëve javën tjetër, merret vesh nga burimet mirë të informuara në BE.
Takimi i planifikuar me kryenegociatorin Kosovar Besnik Bislimi si dhe homologun e tij nga Beogradi, Petar Petkoviq, është paraparë të mbahet më 24 tetor.
Gjithnjë sipas burieve të BE-së, qëllimi i takimit është të diskutohen mënyrat se si të ecet përpara në procesin e dialogut, me theks të veçantë në domosdoshmërinë e implementimin të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.
Ndonëse ftesa është dërguar tek palët, dhe ato duket se e kanë kofirmuar pjesëmarrjen në takim më Lajçak, takimi i përbashkët Bislimi-Petkoviq mbetet i pasigurt.
Një takim i ngjashëm herën e fundit është mbajtur më 17 shtator në Bruksel, kur kryenegciatorët erdhën në kryeqendrën evropiane, zhvilluan biseda me emisarin e BE-së për dialog, por megjithatë nuk u takuan bashkë./rtklive