Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja Osmani

Kosova sot është tronditur nga një rast tragjik që ndodhi në qytetin e Pejës, ku bashkëshorti dyshohet se ka privuar nga jeta me armë zjarri, gruan e tij.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Ajo ka thënë se të gjithë si shoqëri do të duhet që ta ndalojmë këtë femicid i cili po e shkatërron shtetin tonë.

“Fatkeqësisht sot jemi zgjuar me lajmin e tmerrshëm për vrasjen edhe të një gruaje nga bashkëshorti i saj. Ky fenomen i tmerrshëm që tmerrshëm që po e plagos shoqërinë dhe shtetin tonë, ky femicid i cili për fat të keq ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet me çdo kusht dhe mënyra e vetme për ta ndalur atë është në çoftë se ri zgjohemi të gjithë si shoqëri, si shet e si komb”, ka deklaruar Osmani.

Presidentja ka shtuar se duhet të ri zgjohemi në këmbë sepse nuk kemi jetë vajzash e grash për të humbur.

“Prandaj ju bëj thirrje të gjithëve, aktivistë të shoqërisë civile, institucione të sigurisë dhe të drejtësisë, qytetarë, gra e burra bashkë që të ndalim një herë e përgjithmonë dhunën mbi baza gjinore i cili siç e përmenda po e njollosë shtetin tonë dhe mund ta shkatërrojë atë përbrenda. E kemi detyrë që ta luftojmë këtë fenomen dhe ti mbrojmë vajzat e gratë dhe qytetarët”, ka thënë ajo. /Telegrafi/

Read Previous

Gjuajtja me armë në Gjakovë, zbulohen detaje

Read Next

E ardhmja e Xavit, Laporta: Do flasim në fund të sezonit