Raportohet se janë ngritur akuza ndaj kryebashkiakut të Nju Jorkut Eric Adams

Një juri e madhe ka ngritur akuza ndaj kryebashkiakut të Nju Jorkut Eric Adams, sipas dy burimeve që kanë dijeni për çështjen. Padia duket se është pika kulmore që pason javë të tëra hetimesh dhe një sërë dorëheqjes nga zyrtarë të lartë që kanë futur administratën e qytetit në krizë. Akptadia me akuzat në ngarkim të demokratit Adams, pritet të behet publike të enjten, sipas burimeve që folën në kushte anonimiteti me agjencinë e lajmeve Associated Press pasi nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht mbi këtë çështje.

Në një fjalim të regjistruar në zyrën e tij, kryebashkiaku Adams tha se ai do të vazhdontë të qëndronte në detyrë, duke i cilësuar akuzat me të cilat mund të përballet si “plotësisht të rreme dhe të bazuara në gënjeshtra”.

“Gjithmonë e kam ditur se nëse do punoja për të mbrojtur interesat e të gjithëve ju, do të bëhesha objektiv dhe në fakt u bëra objektiv”, tha kryebashkiaku Adams. “Unë do të përballem me këto padrejtësi me gjithë forcën time”, tha ai.

Nuk është e qarte se për cilat shkelje ligjore akuzohet zoti Adams apo se kur do të paraqitet në gjykatë.

Rreth një vit më parë, hetuesit i sekuestruan atij pajisjet elektronike, në kuadër të një hetimi, që u përqëndrua gjithashtu edhe tek financimet e fushatës së tij dhe ndërveprimet e tij me qeverinë turke.

Për shkak se akpadia nuk është bërë publike, nuk dihet nëse akuzat lidhen me të njëjtën çështje.

Ngritja e akuzave ndaj zotit Adams u raportua fillimisht nga gazeta “New York Times”.

Aktpadia shënon një kthesë të papritur për zotin Adams, një ish drejtues policie që fitoi zgjedhjet rreth tre vjet më parë duke u bërë kryebashkiaku i dytë zezak i qytetit, pas një fushate gjatë së cilës ai vuri theksin tek rrënjët e tij nga klasa punëtore dhe tek zotimi për të punuar për ruajtjen e sigurisë publike.

Por ndërsa zoti Adams e renditi si përparësi të administratës së tij uljen e krimit, ai është përballur me sfida ligjore në rritje, me hetime të shumta federale që kanë prekur ndihmësit e tij kryesorë dhe fushatën e tij.

Përgjatë dy javëve të fundit, drejtuesit që ai caktoi për të mbikqyryr sistemin më të madh policor dhe arsimor në vend, kanë dhënë dorëheqjen.

Eric Adams është kryetari i parë i bashkisë së Nju Jorkut ndaj të cilit ngrihen padi ndërsa ushtron funksionin publik. Nëse ai do të dorëhiqej, do të zëvendësojë nga Jumaane Williams, drejtues i zyrës që mbron interesat e qytetarëve të Nju Jorkut, i zgjedhur me votë, i cili do duhet të thërriste zgjedhje të jashtëzakonshme.

Guverntatorja Kathy Hochul ka fuqinë të shkarkojë zotin Adams nga detyra.

Zëdhënësi i saj, Avi Small tha përmes një deklarate të mërkurën se “Guvernatorja Hochul është në dijeni të këtyre njoftimeve shqetësuese dhe po e ndjek situatën, Por do të ishte e parakohshme të bënim komente të mëtejshme derisa çështja të konfimohet nga organet e zbatimit të ligjit”.

Aktapadia ngrihet në një kohë që në Nju Jork po mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ku janë mbledhur udhëheqës nga e gjithë botë, përfshirë Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Hetimi federal ndaj administratës së zotit Adams u bë publik në 2 nëntor të vitit 2023, kur agjentë të FBI-së bënë një kontroll në shtëpine e drejtueses për mbledhjen e fondeve të fushatës së zotit Adams, Brianna Suggs, në Bruklin.

Atë periudhë, zoti Adams këmbënguli se kishte zbatuar ligjin dhe se ai do të “tronditej” në rast se aanëtarë të fushatës së tij do të kishin vepruar në shkelje të ligjit.

Disa ditë më vonë agjentët e FBI-së sekuestruan telefona dhe një iPad të kryebashkiakut.

Më pas, në 4 shtator, hetuesit sekuestruan pajisjet elektornike të nënkryetarit të bashkisë për siguri publike, zëvendës kryebashkiakut, kancelarit të shkollave dhe disa zyrtarëve të tjerë të besuar të zotit Adams. Dy prej zyrtarëve të cilëve iu sekuestruan pajisjet dhanë dorëheqje.

Kryebashkiaku këmbënguli se do të vazhdonte të drejtonte qytetin ndërsa hetimet vazhdonin.

Gjatë verës, prokuroria dërgoi një kerkesë në drejtim të zotit Adams, personelit të fushatës si dhe të bashkisë, duke kërkuar informacion mbi agjendën e kryebashkiakut, udhëtimet e tij jashtë vendit dhe lidhjet potenciale me qeverinë e Turqisë.

Zoti Adams u zgjodh kryetar i bashkisë së Nju Jorkut në nëntor të vitit 2021. Më shumë se dy vjet pas marrjes së detyrës, mbështetja e tij ka rënë.

Qyteti ka shënuar rritje të numrit të vendeve të punës dhe rënie në disa kategori të krimit, por administrata e tij është përballuar me një fluks prej dhjetra mijëra emigrantësh të huaj të cilët kane tejmbushur qendrat e strehimit të qytetit./VOA

Read Previous

Mijëra hektarë pyje shkrumbohen në Argjentinë

Read Next

Dita Evropiane e Gjuhëve të Huaja, ka interesim për mësimin e tyre