Raphael Varane shumë afër kalimit te Manchester United

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane thuhet se ka rënë dakord për një kontratë pesë-vjeçare me Manchester Unitedin.

Varane ka qenë i lidhur tash e një kohë me klubin anglez, ndërsa tashmë thuhet se ka ardhur edhe marrëveshja.

Sipas mediumit Goal.com, ylli i Real Madridit do të nënshkruajë një kontratë me Unitedin të vlefshme deri në vitin 2026.

Por, Unitedi nuk ka paraqitur ende një ofertë zyrtare për qendërmbrojtësin te Reali, me kontratën e Varanes që përfundon verën e ardhshme.

Me Varanen që kërkon një largim nga Santiago Bernabeu, klubi mbretëror do të detyrohet të fitojë të holla në këtë verë.

Prandaj Djajtë e Kuq mendojnë se kanë avantazhin në negociata dhe janë të lumtur të marrin kohën e tyre me shpresën që Reali do të ulë kërkesat përpara se të mbyllet afati kalimtar.

Duke pasur parasysh respektin e tij për Los Blancos, të cilëve ai iu bashkua si adoleshent në vitin 2011, Varane nuk do të dorëzojë një kërkesë transferimi.

28-vjeçari do të rrisë ndjeshëm pagën e tij në Old Trafford, pasi kishte fituar një pagë prej gjashtë milionë eurosh me Realin në vitet e mëparshme. /Telegrafi/

Read Previous

Harry Kane i gatshëm të kalojë te Manchester City

Read Next

Barazim historik i Dritës ndaj Feyenoord