Ramaj e vlerëson hap të madh në karrierë kalimin te Ajaxi: Nuk e dija nëse isha në ëndërr apo në realitet

Diant Ramaj ka kompletuar transferimin te skuadra e madhe holandeze Ajax Amsterdam.

Portieri i talentuar kosovar me pasaportë gjermane u largua nga Eintracht Frankfurt dhe është bashkuar zyrtarisht me gjigantin holandez.

21-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare, derisa Ajax pagoi tetë milionë euro për transferimin e tij.

Ramaj ka dhënë intervistën e tij të parë si portier i Ajaxit, teksa ka thënë se është krenar që do ta bartë fanellën e gjigantit holandez.

“Kalimi te Ajaxi do të thotë shumë për mua, pasi kam bërë një hap shumë të madh në karrierë. Transferimi im këtu, do të thotë se Ajaxi ka besim shumë të madh në mua dhe për këtë ndihem krenar”, ka thënë Rama.

Tutje portieri kosovar tha se mendonte se ishte në ëndërr pas kontaktit nga Ajaxi, derisa e vlerëson klubin holandez si një mundësi e mirë për të që të zhvillohet edhe më shumë.

“Në fillim nuk e dija nëse është ëndërr apo realitet. Por, pas kontaktit të parë, gjërat shkuan shumë shpejt dhe jam i lumtur që gjithçka përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe tani jam pjesë e Ajaxit”.

“Ajaxi është një klub i madh dhe do të jap gjithçka nga vetja, pastaj trajnerit i takon të vendos për vendin e titullarit. Synimi im personal është të zhvillohem edhe më shumë, ndërsa me ekipin të kem paraqitje të mira dhe të luftojmë për kreun e tabelës”, deklaroi Ramaj. /Telegrafi/

Read Previous

Gjendja e të lënduarve nga përleshja me armë zjarri në Prishtinë, SHKUK njofton se 17 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore

Read Next

Zgjidhet misteri i objektit që përfundoi në plazhin australian