Rama: Të bëhemi bashkë për abetaren e unifikuar mes Shqipërisë dhe Kosovës

Kryeministri Edi Rama këtë të premte në fjalën e tij në mbledhjen mes dy qeverive ka kërkuar nga kryeministri Kurti dhe anëtarët e kabinetit që në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë të bëjnë një libër të unifikuar të abetares që të përdoret në të dy vendet.

Rama në fjalën e tij ka theksuar që është një punë e madhe që duhet bërë nga të dy palët për të krijuar librin e shenjtë laik për popullin shqiptar që në fillim do të përdoret mes dy vendeve dhe më pas të përhapet në diasporë dhe në të gjithë trojet shqiptare.

“Nëse do të punojmë me këtë frymë për të punuar për të përgatitur këtë mbledhje në të radhës do të kemi më shumë rezultate mes rezultateve. Dëshiroj që të ndaj gjithashtu një detaj të veçantë që do të na japë kënaqësi ne kemi dakordësuar në mbledhjen e fundit që vitin e ardhshëm ne të kemi gati abetaren e unifikuar. Abetarja është një libër themelor për këdo që hyn në rrugën e arsimit dhe prej shumë vitesh është një libër që bazuar dhe në ligjin e arsimit që ne kemi njëlloj si librat e tjerë ka qenë një tekst me shumë ka alternativa dhe tashmë ne kemi rënë dakord që të kemi vetëm një abetare, dhe nëse biem sot dakord të kemi një abetare unike në Shqipëri dhe në Kosovë si fillim më pas në të gjithë diasporën dhe trojet shqiptare do na duhet një punë për të bërë një libër të shenjtë laik”, ka thënë Rama.

e.su./abcnews.al

Read Previous

Kurti: Të flasim si diplomatë dhe të punojmë si patriotë

Read Next

Dy qeveritë dakordohen që qarkullimi në kufirin Kosovë-Shqipëri të bëhet pa ndalesë