Rama shpall masa të reja për ta shuar “dhunën urbane” dhe “flamën jodemokratike”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama prezantoi një paketë të re ligjore “kundër dhunës”.

Rama uroi “të dielë të qetë” në fillim të një videoadresimi në Facebook, ku prezantoi paketën e re ligjore të masave “kundër dhunës dhe anarkisë urbane”. Ai përmendi vepra të reja penale, ndryshime në dënime për persona të maskuar, masa për përgjegjësinë e prindërve dhe ndryshime në kodin etik të mësimdhënësve.

Protestat e këtyre ditëve, Rama i quajti “flamë antidemokratike”, të cilën tha se do ta shuajë.

“Jini të sigurt se edhe këtë flamë fatkeqësie jonatyrore do ta shuajmë me patjetër”, tha ai.

Rama tha se protestuesit e dhunshëm “nuk kanë asnjë shans t’i diktojnë Shqipërisë sallatën e prishur të një matufi”, duke iu referuar kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Rama tha se atij nuk mund t’i imponohet dorëheqja.

“Unë besoj se kush kërkon dorëheqjen time, gabon duke menduar se mund të imponohet me dhunë apo me çfarëdo forme tjetër”, tha ai.

“Por nuk mendoj se e ka gabim çdo gjë që thotë apo çdo gië që kërkon”, shtoi Rama.

Read Previous

Pak para zgjedhjeve, Obama sulmon ashpër Trumpin

Read Next

Izraeli mbyll kalimet tokësore me Bregun Perëndimor më 27 tetor