Subvencionohen librat e rinj, të vjetrit vazhdojnë të shiten – a mund të ripërdoren ato?
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se prokurorët dhe gjyqtarët nuk mund të marrin kompetencat e institucioneve politike.
“Prokurori bashkë me një tjetër u bashkuan dhe vendosën të bëjnë kryeministrin, parlamentin dhe presidentin. Unë këtë s’mund ta pranoj”, shprehet Rama, ndërsa kritikon edhe mënyrën e komunikimit të SPAK-ut me mediat.
“Një nga gjërat më të këqija që ka bërë SPAK-u, që ka përdorur mediat për të baltosur ata të cilët do të merrte nën akuzë. Kjo nuk bëhet”, thotë ai.
Rama komentoi gjithashtu situatën në Bashkinë e Tiranës, duke e cilësuar drejtimin e saj aktual si “një eksperiment social dhe ekonomik”.
“Bashkia nuk ka kokë. Është një eksperiment social dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë”, deklaroi kryeministri, duke iu referuar situatës së kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili vijon të jetë nën masën e sigurisë “arrest në burg”.
Në bashkëbisedim, Rama foli edhe për çështjen e ishullit të Sazanit, duke kundërshtuar pretendimet se Shqipëria po shet territorin e saj.
“Ata nuk po blejnë ishullin, ata as nuk po marrin pronësi mbi ishullin. Ai ishull do të jetë pronë e Republikës së Shqipërisë. Nuk jam shitësi i Shqipërisë”, u shpreh Rama.
Në pjesën e publikuar të bisedës, kryeministri prek edhe zhvillime të tjera politike, ndërsa flet për përvojën e tij në politikë dhe raportet e pushtetit me individët.
“Ishte një talent i madh politik që nuk e mbajti dot peshën. Pushteti është një kafshë e përbindshme, ka ngrënë, e ka futur nën vete shumë burra”, deklaron Rama.
Rama foli gjithashtu për çështjen e pasardhësit politik, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të zgjedhë një pasardhës.
“Ai që të sfidon dhe që të bëhet pasardhës, ai duhet të vrasë. Po unë personalisht nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës në momentin që unë e kam kapërcyer pragun e asaj dere, ju shpëtoni”, tha Rama.