GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar me një mesazh urimi ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për marrjen e ftesës për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes.
Ai e cilëson këtë si një gjest tejet domethënës të Presidentit Donald Trump ndaj Kosovës, që sipas tij: forcon më tej marrëdhënien e SHBA-ve me popullin shqiptar, dërgon sinjal për sigurinë dhe përkatësinë e Kosovës në interesin e gjerë amerikan në botë, dhe lidhet edhe me respektin personal për Presidenten Osmani dhe rolin e saj ndërkombëtar.
Në fund, Rama shpreh shpresën që faktorët politikë në Kosovë ta çmojnë këtë “dorë të shtrirë” nga Presidenti i SHBA-së.
“Edhe njëherë urime dhe dua të besoj se faktorët politikë të Kosovës, do ta çmojnë këtë dorë të shtrirë nga Presidenti i SHBA, si një gjest që nuk është aspak pa lidhje edhe me respektin për ty personalisht e për rolin tënd ndërkombëtarisht”, shkruan Rama në platformën X. /KosovaPress/