Rama i tregon Zelenskyt ekspozitën për Ukrainën në Kryeministri dhe i jep dhuratën e veçantë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, e ka pritur në godinën e Qeverisë Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ku i ka treguar edhe një ekspozitë të përkohshme për Ukrainën, si edhe i bërë një dhuratë të veçantë.

Me pritjen zyrtare, dy liderët kanë shtrëngruar duart e më pas janë ndalur disa çaste në vëzhgimin e një ekspozite të improvizuar me temë Luftën në Ukrainë, ku janë shpalosur tablo të ndryshme me tematikë popullin ukrainas dhe rezistencën ndaj pushtimit rus.

Më tej, dy politikanët i janë drejtuar zyrës së kryeministrit, ku Rama ka gjetur rastin t’i dhurojë edhe një kopje të librit të tij me skica, si edhe një skicë të personalizuar për Zelenskyn, në një kuti të drunjtë me inicialet e tij.

Më tej, ata kanë vazhduar me një takim kokë më kokë me dyer të mbyllura, teksa pritet që rreth orës 11:00 të nisë edhe Samiti për Ukrainën, i cili mbahet në Tiranë. /Albanianpost.com

Read Previous

‘Tirana kryeqytet i bisedimeve’ – Begaj vlerëson Samitin e Ukrainës në Shqipëri

Read Next

Von der Leyen: BE duhet të shpenzojë më shumë për sigurinë europiane