Raci: Sulmi në Banjskë “arma” më e mirë kundër Serbisë

Analisti politik Gazmir Raci, ka thënë se “Sulmi në Banjskë është arma më e mirë kundër Serbisë”.

Raci u shpreh se akterët e sulmit në Banjskë janë ende të lirë dhe aktiv në territorin e Serbisë.

“Kemi pasur informacion edhe nga Qeveria e Kosovës se ata mund të rikthehen me ndonjë sulm. Kishte alarm edhe nga Britania e Madhe. Vet sekretari i Punëve të Jashtme ka paralajmëruar se mund të ketë tensione në veri, pasi që këta nuk po i transferohen Kosovës nga Serbia”, tha Raci.

Analisti politik Gazmir Raci, ka folur edhe rreth procesit të dialogut.

Ai shtoi se Bashkimi Evropian do t’i bëjë presion Kosovës dhe Serbisë, për zbatimin e ankeksit të Ohrit dhe Planit franko-gjerman.

Emisari Special i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak, dje ka qëndruar për vizitë zyrtare në Serbi, ku u takua me presidentin Aleksandar Vuçiq.

Ai gjatë takimit me kryenegociatorin Petar Petkoviq, ka paralajmëruar një takim të radhës Kosovë-Serbi në nivel kryenegociatorësh.

Lajçak sot pritet të vij në Kosovë, ku do të ketë takim me krerët shtetëror. /Klankosova.tv/

Read Previous

​Biden: Përgjegjësit e sulmit ndaj ushtarëve tanë do të marrin përgjigjen e merituar

Read Next

Mot me diell, temperaturat deri në 7 gradë