Gjakovë – Ra në kontakt me energjinë elektrike, vdes fëmiu 7 vjeçar

Një 7 vjeçar nga Gjakova ka vdekur pasi ka rënë në kontakt me rrymën.

Lajmin për e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Gjakovën, Sheremet Elezaj i cili tha se fëmija ishte duke u trajtuar në spital.

Deklarata e plotë e Policisë :

“Me datën 21.08.2022 rreth orës 19:20 nga Spitali Rajonal në Gjakovë është pranuar informacion se viktima, mashkull i lindur në vitin 2015, i cili ishte duke u trajtuar në spital si pasojë e kontaktit me energji elektrike, kishte ndërruar jetë.

Njësitet relevante të policisë janë duke e trajtuar rastin, si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion.”

Read Previous

​Sveçla: Vuçiq gënjeu për Policinë e Kosovës

Read Next

Tri vjet nga shpërndarja e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës dhe dorëheqja e Haradinajt nga posti i kryeministrit