Qeveria miraton Programin Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse

Qeveria e Kosovës miratoi sot Programin Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse.

Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Albin Kurti deklaroi se programi synon të ndërtojë qendrueshmëri kombëtare në mënyrë që shoqëria të përgatitet të rezistojë, reagojë e të rimëkëmbet në raste të fatkeqësive natyrore a sulmeve të armatosura.

Ai shtoi se ky program u hartua bazuar në sisteme të ngjashme që aplikohen në vende të ndryshme të NATO-s.

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se ky sistem mundëson që qytetarët të kenë rolin tyre në sistemin tonë të mbrojtjes dhe sigurisë. /Klankosova.tv/

Read Previous

Aksident në Gjakovë: Fëmija rrezohet nga rimorkioja e një kamionete, shoferi arrestohet

Read Next

Bekim Hoxha emërohet drejtor i AUV-it