Aksident në Gjakovë: Fëmija rrezohet nga rimorkioja e një kamionete, shoferi arrestohet

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Shotë Galica” në Gjakovë më 10 shtator 2024, rreth orës 18:00, ku një fëmijë është rrëzuar nga rimorkioja e një kamionete gjatë lëvizjes.

Viktima femër, e cila është në moshë të mitur, ka pësuar lëndime serioze dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.

Rastin për TV Syrin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Me datën 10.09.2024 rreth orës 18:00, viktima femër (fëmijë) është dërguar për trajtim mjekësor, pasi që e njëjta dyshohet të jetë rrezuar nga një rimorkio e një kamionete në rrugën “Shotë Galica” në Gjakovë. Me vendim të prokurorit të shtetit, ngasësi i kamionetës është dërguar në mbajtje.”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. /tvysrivison/

Read Previous

Shqipëri: Rritet çmimi i banesave

Read Next

Qeveria miraton Programin Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse