Qeveria Kurti me pako të re në përballje me inflacionin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka prezantuar një pako të re për tu përballur me inflacionin e cila ka kapluar vendin tonë 

Ai tregoi se vitin e kaluar dhe sivjet po jepen 600 milionë euro.

“Si Qeveri e Republikës nga fillimi i mandatit kemi mbështetur qytetarët përmes masave të ndryshme të pakos së ringjalljes ekonomike. Në vitin 2021 e mbyllëm me shpërndarjen e mbi 300 milionë eurove, ndërkohë në vitin 2022 me vlerë mbi 200 milionë euro të gjitha këto për t’i ndihmuar punëtorët dhe familjet në nevojë. Punësimin e përkrahëm pa dallim”, tha Kurti.

Ai shtoi se bBizneset i përkrahëm përmes subvencionimit të kredive për zgjerimin e kapaciteteve.

Kreu i Qeverisë tha se rreth 250 mijë punëtorë të sektorit privat i kanë dhuruar nga 100 euro dhe kanë  dërguar në Kuvend  rritjen e pagës minimale.

Ai tregoi se i kanë përkrah bizneset prodhuese në vlerë prej 100 milionë euro, duke mos lënë anash shtesat për 170 mijë fëmijë e 30 mijë lehona.

Kurti tregoi edhe për rritjen e pensionit për 11 për qind e 30 përqind për disa kategori tjera.

Kryeministri prezantoi një pako të re për tu përballur me inflacionin, ku do të subvencionojnë të gjithë ata që kursejnë energjinë.

“Sot po prezantojmë një pako të re. Nisur nga gjendja e rënduar me energji, sot më shumë se kurrë duhet të kursejmë. Do t’i subvencionojmë të gjithë ata që kursejnë. Ne do të subvencionojmë dy fish faturën, do të procedojmë projektligjin për punën”, tha Kurti.

Ai tregoi se për zyrtarët publik do të ndahen nga 50 euro nga 1 shtatori deri për ata të ndërmarrjeve publike me nga 100 euro.

Për pensionistët do të ndajmë shumën prej 100 euro, kurse familjet me asistencë sociale do t’i mbështesim. Punësimin e punëtorët do t’i përkrahen.

Të gjithë e dini se nga të gjithë të punësuarit në Kosovë, 80 për qind janë të punësuar në sektorin privat dhe do të mbështesim bizneset që rrisin pagat. Edhe për studentët do të ndahen nga 100 euro. Mbi 300 mijë familje do të përfitojnë nga muaji shtator për energji./Sinjali/

Read Previous

Turqia dhuron 40 automjete për ushtrinë shqiptare

Read Next

Rusët i japin lamtumirën e fundit ish-liderit sovjetik Mikhail Gorbachev