Qeveria i përgjigjet BE-së për mungesën e progresit në dialog

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, iu është përgjigjur deklaratave të zëdhënësit të Bashkimit Europian, Peter Stano.

Stano në një konferencë për media të hënën tha se rezultatet e deritanishme në dialog nuk janë dështim i emisarit Mirosllav Lajçak, por i Kosovës dhe Serbisë.

Derisa Kryeziu përmes një postimi në twitter tha se mungesa e progresit është shkaku i shkeljes së marrëveshjes nga ana e Serbisë.

“Është një zhvillim i dukshëm që BE-ja pranon se procesi i dialogut nuk ka ecur mirë. Megjithatë, mungesa e progresit nuk është për shkak të të dyja palëve. Këtu është një listë e shkeljeve nga Serbia të Marrëveshjes Themelore, vetëm 2 javë pasi tha PO, në shkurt 2023”, ka shkruar ai.

Ndryshe Stano në një konferencë për media theksoi se emisari Lajçak dhe përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kanë përkrahjen e plotë të shteteve anëtare sa i përket dialogut Kosovë – Serbi./kp

Read Previous

Haxhiu: Nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për krimet e luftës

Read Next

Kosova merr zyrtarisht vlerësimin e parë kreditor