Haxhiu: Nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për krimet e luftës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha sot se në kohën kur krimet e luftës kanë qenë kompetencë e UNMIK-ut dhe EULEX-it nuk kas pas veprime serioze, nga dy misionet.

Sipas saj, po të kishte trajtime më serioze nuk do të ishim në këtë situatë, ku pak kriminelë të dënuar. Haxhiu tha se nuk do të ndalen së kërkuar drejtësi për krimet e luftës. Këtë komente Haxhiu , i bëri sot gjatë raportimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.

Për rritjen e numrit prokurorëve në Departamentin për Krimet e Luftës në kuadër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, u zotuan edhe nga MD-ja, me ç’rast ministrja e këtij dikasteri, Albulena Haxhiu tha se nga viti 2021 kanë ndarë buxhet rreth 100 mijë euro.

Por as me këtë shumë, Haxhiu tha se nuk është shtuar numri i prokurorëve dhe se ky departament funksionon me vetëm 3 prokurorë.

“Rritja e numrit të prokurove special, në qershor 2021-ës kemi rënë dakord me KPK që numri i prokurorëve special në atë departament të ngritët për faktin se një prokuror ka dalë në pension dhe që në atë kohë kanë qenë 4 prokurorë. Kemi rënë dakord që mbi 100 mijë euro që kanë qenë të ndara për MD ja kemi dedikua KPK që KPK që t’i rekrutojë edhe 5 prokurorë, 6 bashkëpunëtorë profesional dhe 2 staf tjerë mbështetës. Ky plotësim ndryshim ka ndodhur edhe në Kuvendin e Kosovës. Por që nga viti 2021 ende numri i këtij departamenti është i vogël, sipas informacioneve janë vetëm 3. Besoj që më gjitha dosjet të cilat Prokuroria Speciale i ka për krime të luftës është numër tepër i vogël në mënyrë që të adresohen saktë dhe drejtë. Në vitin 2021 kanë qenë 70 vende të lira në KPK, në viti 2022, 97 vende të lira në sistemin Prokurorial, në vitin 2023 kanë qenë 87 vende të lira dhe në vitin 2024, 87 vende të lira”, u shpreh Haxhiu./rtklive

Read Previous

Kosova dhe Gjermania vulosin marrëveshjen, zotohen 90 milionë për punësim, energji dhe integrim

Read Next

Qeveria i përgjigjet BE-së për mungesën e progresit në dialog